Ballina Kronike “Më hoqën nga puna për një fjalë, herën tjetër do të hidhem”,...

“Më hoqën nga puna për një fjalë, herën tjetër do të hidhem”, shpërthen në lot gruaja që hipi në oxhakun e TEC-it

Prej kohesh po përballemi dhe po bëhemi dëshmitarë të rasteve të ndryshme kur gra dhe burra zgjedhin te hipin në lartësi e të kërcënojnë se nëse problemi i tyre nuk zgjidhet atëherë do te vrasin veten.

Një nga këto raste te trishta është dhe Antoneta Sala nga qyteti i Kuçovës, e cila pas largimit nga puna, në 20 tetor hipi në një kullë ku kërcënonte se do hidhej. 52-vjeçarja pasi mbaroi studimet si operatore prodhimi nafte ne vitin 1983 u punësua në ndërmarrjen e nxjerrjes se naftës.

Pas shume vitesh pune dhe sakrifice, pas 33 vitesh jete në atë ndërmarrje, ajo është përfshirë në një situatë debati dhe konflikti. Fillimisht i janë kërkuar disa informacione nga drejtori i ri të cilin nuk ja kishin prezantuar dhe i kane kërkuar disa informacione në lidhje me punën të cilat ajo nuk ka pranuar t’i japë, pasi sipas saj ka zbatuar rregulloren që të gjithë punonjësit duhet ta zbatonin. Por, pas një mbledhje ku është ndier e fyer dhe e sulmuar i kanë dhënë njoftimin për largimin nga puna.

Antoneta ka trokitur në çdo dere për te kërkuar të drejtën e saj, por nuk ka gjetur dot zgjidhje.

Në një rrëfim për emisionin ‘Me zemër të hapur’ në News24 ajo ka rrëfyer se është larguar me pa të drejtë nga puna, pasi kishte dhe një kontratë pune 2-vjecare. Ajo thotë me lotw nw sy se pas 33 vitesh punë është larguar vetëm për një fjalë goje. Tek shkresa e heqjes nga puna si motivacion i kane thënë që nuk kishte prerë litarët me bar, ndërkohë kjo është e pavërtetë.

“Ne bëjmë sherr për bukën e gojës. Kujt nuk i kam shkuar. Edhe kryeministrin kam tentuar ta takoj kur erdhi në Kuçovë, por nuk më lejuan. Marr 38 mijë lekë përkrahje. Më kanë thënë se për çunat nuk më japin përkrahje se duhet të jenë të martuar. Unë mora policë dhe iu thashë hajeni se do hidhem. Unë nuk kam faj. U largova vetëm për një fjalë goje që i thashë drejtorit. Më kërkoi informacion drejtori i ri dhe kryeinxhineri sa naftë ke dhe të tjera. Keq të zbatojmë rregulloren keq jo. Inxhinieri më tha se pse i fole ti drejtorit ashtu. Kisha 33 vite punë dhe të më heqin për një fjalë goje… I kam dhënë këtij shteti 33 vite punë. Dua vetëm një vend pune nuk kërkoj më shumë”, tha Antoneta e përlotu.

Ndër të tjera ajo ka treguar se pasi zbriti nga kulla u dërgua në polici dhe i premtuan se do t’i gjejnë punë dhe do t’i shlyejnë edhe kredinë që ka. Ajo paralajmëroi se po hipi prapë në kullë do hidhet.

“Pasi zbrita më çuan në polici. Atje më mbajtën një shënim. Premtimi ishte se do më gjenin nj punë në bashki si unë dhe 2 djemtë. Gjithashtu më thanë që do më shlyejnë edhe kredinë që kam, por asgjë nuk është mbajtur nga premtimet. Kam shkuar edhe në bashki, ku më thonë që nuk kemi fonde, nuk kemi çfarë të bëjmë. Unë po hipa prapë në kullë do hidhem. Mua më premtuan shumë gjëra, por nuk është mbajtur asnjë premtim. Më thanë të bashkisë se do të fusim në punë, por asgjë nuk është bërë”, rrëfen ajo. /bw

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook