Ballina Kronike Horror në “Asim Vokshi” tenton të vetëvritet në tualetin e shkollës

Horror në “Asim Vokshi” tenton të vetëvritet në tualetin e shkollës

Një nxënës në klasën e 10 tek gjimnazi i gjuhëve të huaja “Asim Vokshi” ka tentuar t’i japë fund jetës duke prerë damarët e dorës në tualetin e shkollës.

Ngjarja e rëndë mësohet të ketë ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 09:00. Nxënësi D.D është dërguar me urgjencë në spitalin numër 5 në kryeqytet.

Djali ka tentuar të vetëvritet edhe para tre muajsh, duke dashur ti japë fund jetës ai rezulton të jetë me kartelë në spitalin Psikiatrik.

Ngjarja po ndiqet nga efektivët e komisariatit numër 1 të Policisë së Tiranës, të cilët mbërritën në vendngjarje të njoftuar nga drejtuesit e shkollës.