Ballina Aktualitet Humb jetën tragjikisht i moshuari nga Tirana, bie nga 5 metër lartësi

Humb jetën tragjikisht i moshuari nga Tirana, bie nga 5 metër lartësi

Një 76-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht pasi ka rënë nga lartësi prej me metrash.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e Unazës së re në kryeqytet. 

76-vjeçari ka humbur jetën pak minuta pas rënies, për shkak të plagëve të marra, të cilat kanë rezultuar fatale për të.

Nga informacionet paraprake, ende nuk duhen rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes së rëndë, ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e incidentit të rëndë.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vdekje aksidentale.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook