Ballina Kronike Humbi gjithçka në lloto, 44-vjeçari i jep fund jetës në mënyrë tragjike...

Humbi gjithçka në lloto, 44-vjeçari i jep fund jetës në mënyrë tragjike (Emri)

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në qytetin e Cërrikut ku një 44-vjeçar i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike.

Viktima është identifikuar si Arens Tabaku, baba i dy fëmijëve.

Sipas informacioneve paraprake të policisë bëhet me dije se 44-vjeçari i ka dhënë fund jetës duke u hedhur godinën e ish-uzinës së naftës në Cërrik, ku punonte si roje.

Arsyeja që 44-vjeçari është vetëvrarë mësohet se ka qenë humbja e pasurisë në lloto sporti.

Shkak për këtë është bërë humbja e Belgjikës me Francën, pasi ai kishte humbur të gjitha kursimet e familjes në lloto.

Viktima nën presion psikologjik i ka dhënë fund jetës duke lënë kështu edhe një letër ndjese familjarëve për atë që do kryente.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook