Ballina Aktualitet I jepet sot lamtumira e fundit Aurorës, vajzës 18-vjeçare që luftoi ‘dhëmbë...

I jepet sot lamtumira e fundit Aurorës, vajzës 18-vjeçare që luftoi ‘dhëmbë për dhëmbë’ me sëmundjen e frikshme

Ka ndërruar jetë në moshën 18-vjeçare Aurora Krasniqi, vajza nga Prishtina e cila vuante nga leukemia.

Familja dhe prindërit e saj kërkuan ndihmë në media e kudo për shpëtimin e jetës së të bijës, por pavarësisht optimizmit dhe shpresës së të resë për të jetuar, ajo nuk mundi ta mposhtte kundërshtaren vdekje në betejën e rëndë me të cilën u përball.

18 vjeçarja pati një komplikim shëndetësor, i cili kishte nevojë për kurim jashtë shtetit, pasi kishte bërë transplantin e palcës kockore, në vitin 2017, me dhurues të vëllanë.

Pas komplikimit që iu shfaq Aurorës i duhej bërë pastrimi i gjakut lloji (Plasmafereze ose Fotofereze), trajtime të cilat nuk mundësoheshin në Kosovë dhe që kushtonin deri në 150 mijë euro, shifër kjo e papërballueshme për familjen.

Familja ka lajmëruar se e reja do të përcillet për në banesën e fundit ditën e sotme, në orën 17:00.