Ballina Aktualitet I merr flakë shtëpia, digjet i moshuari nga flakët

I merr flakë shtëpia, digjet i moshuari nga flakët

Ka marrë flakë shtëpia e një të moshuari në qytetin e Elbasanit. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur dhe shërbimet e policisë dhe zjarrfikësja dhe kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit.

Shtetasi I.L 77 vjeç ka mbetur i lënduar por pa pasoja për jetën pasi ka tentuar të shuaj zjarrin i vetëm. Momentalisht ndodhet për mjekim në spitalin e Elbasanit ku dhe u dërgua menjëherë pas ngjarjes.