Ballina Aktualitet Ishte larguar nga shtëpia 4 vite më parë për t’ju bashkuar xhihadistëve,...

Ishte larguar nga shtëpia 4 vite më parë për t’ju bashkuar xhihadistëve, vritet në Siri vajza shqiptare

Një vajzë nga Kumanova, e cila ishte pjesë e organizatës terroriste ISIS, ka mbetur e vrarë në Siri.

Lajmin e kanë bërë të ditur të afërmit e saj. Kujtojmë që ditët e fundit u raportuan vdekjet e dy shqiptarëve të tjerë nga Kosova, si pasojë e luftimeve të ashpra në Siri.

Vajza shqiptare nga Kumanova ishte larguar nga shtëpia prej 4 vitesh, ndërsa më vonë u mësua se i ishte bashkuar xhihadistëve të ISIS.

Prej 4 vitesh, ajo kishte qëndruar në Siri dhe Irak dhe familjarët nuk dinin asgjë rreth fatit të saj, deri sa u mësua dhe lajmi i kobshëm.

Ajo humbi jetën gjatë luftimeve të fundit në territoret ku ISIS po pëson humbje të thellë dhe që ka humbur gati të gjithë territorin që kishte deri tani nën kontroll.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook