Ballina Kronike Ishte shpallur në kërkim në Itali për trafik droge, arrestohet në Durrës...

Ishte shpallur në kërkim në Itali për trafik droge, arrestohet në Durrës i shumëkërkuari (Emri)

Policia e Durrësit ka arrestuar një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se në pranga ka përfunduar shtetasi Durim Keçi, i cili rezulton i dënuar me 9 vite në shtetin italian për veprat penale trafik droge, shkatërrim prone dhe armëmbajtje pa leje.

Keçi pritet që të ekstradohet drejt Italisë, ku do të përballet me drejtësinë e shtetit italian për veprat penale në ngarkim të tij.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook