Ballina Aktualitet Ishte ulur në stol, gruaja vdes papritur në terminalin e autobuzave

Ishte ulur në stol, gruaja vdes papritur në terminalin e autobuzave

Një grua ka ndërruar jetë në terminalin e autobusëve të Elbasanit.

Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme, dhe ka ngjallur panik te personat që ndodheshin aty në ato momente.

61-vjeçarja, me inicialet B.K, ishte e ulur në një stol në momentin që ndërroi jetë.

Gjatë mbërritjes së policisë, në trupin e saj nuk u konstatua asnjë shenjë dhune.

Paraprakisht dyshohet se ajo mund të ketë ndërruar jetë nga shkaqe natyrale.

Një ndër faktorët mund të ketë qenë edhe vapa, pasi ditët e fundit temperaturat kanë shënuar vlera të konsiderueshme.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook