Ballina Kronike Itali/ Gjendet trupi i pajetë i avokatit të humbur (EMRI)

Itali/ Gjendet trupi i pajetë i avokatit të humbur (EMRI)

Mediat italiane kanë raportuar gjetjen e një trupi të pajetë në Leçe, i cili dyshohet që të jetë i avokatit të humbur Besnik Muço.

“Një kufomë u pa në det në 5 nëntor në zonën e Punta Correnti në bregdetin e Leces. Për shkak të kushteve të këqija atmosferike kufoma u arrit të nxirrej nga deti vetëm të nesërmen” raportojnë mediat italiane.

Muço ishte nisur drejt Italisë më datë 2 nëntor, dhe që prej asaj dite nuk ka më asnjë informacion rreth tij.

LEXO EDHE:  E frikshme, 2-vjeçari bie në shinat e trenit, ndodh mrekullia (VIDEO)

Pala italiane të hënën do të bëjë analizat e DNA-së të kufomës për të përcaktuar në mënyrë të sigurtë, nëse kufoma është e avokatit të zhdukur apo jo.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook