Ballina Kronike Itali – Zbulohet shkaku i vdekjes së dy të rinjve shqiptarë

Itali – Zbulohet shkaku i vdekjes së dy të rinjve shqiptarë


Dy të rinj shqiptarë janë gjetur të vdekur në një gurore të braktisur në komunën Acquasanta në provincën e La Spezia.

Policia italiane ka zbuluar trupat e pa jetë të dy shqiptarëve gjatë natës së shkuar dhe njëri prej tyre është identifikuar. Ai quhet Fabiol Kycyku 19 vjeç të cilin familjarët kanë denoncuar zhdukjen e tij të dielën e shkuar. Identiteti i shqiptarit të dytë ende nuk është konfirmuar nga autoritetet italiane.

Hetimet e para të mjekut ligjor kanë verifikuar se dy të rinjtë kanë humbur jetën rreth 3 ditë më parë në mënyrë aksidentale duke rënë nga një lartësi prej 40 metrash nga rruga bregetare që çon në territorin turistik “Cinque Terre”.

Në trupat e tyre nuk janë gjetur shenja dhune ose plagë të shkaktuara nga armë zjarri apo armë të ftohta.

Sipas hetimeve të para dy shqiptarët  kanë humbur jetën aksidentalisht pasi kanë tentuar të grabisin një banesë  pranë vendgjarjes.

Ka qënë një miku i tyre shqiptar i cili ka dhënë alarmin e kërkimit të trupave të tyre në atë zonë pasi e dinte se dy të rinjtë do të kryenin një vjedhje banese në atë territor.

Sipas hetuesve të çështjes  Antonio Patrono e Federica Mariucci ky fakt është konfirmuar dhe nga sipërmarrësi ndërtues italian Antonino Sciacca, i cili ka deklaruar se natën e zhdukjes së dy të rinjve, dy persona kanë tentuar të grabisin vilën e tij mjaft pranë gurores së braktisur.

Pronarët e shtëpisë kanë dëgjuar zhurmë e sapo kanë ndezuar dritën kanë parë dy trupa të largohen me shpejtësi jashtë banesës.

Supozohet se dy të rinjtë shqiptarë për shkak të errësirës kanë kapërcyer gardhin e gurores duke menduar se do të hynin në një zonë pyjore.

Aksidentalisht ata kanë rënë nga një lartësi prej 40 metrash e për momentin kjo është pista e vetme mbi të cilën po heton policia italiane për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Qosja: Pse nuk pranoj dekoratën e këtij regjimi

Aksidenti fatal në Shkodër/ Rritet bilanci i viktimave, humb jetën babai dhe dy vajzat

Aksident fatal në Shkodër, humb jetën babai dhe foshnja 8 muajshe

Arrestohen dy shqiptarët, kapen në kufi me 161 kilogramë drogë (Foto)

Tërbohet sërish moti, ja çfarë na pret javën e ardhshme

Deputeti i PD publikon dokumentat/ Rama do të prishë TK që të fshehë provat e krimit që ka bërë në 99-ën (Foto)

U arrestua nga policia shqiptare, hakeri 25-vjeçar për 60 ditë do të ekstradohet në SHBA ose…

Krim i rëndë në familje/ Sherr me thika mes vëllezërve në Tiranë, një i plagosur (Emri)

I bëri “cirk” policisë nga Tirana në Fushë-Krujë, ja kush është i shumëkërkuari i arrestuar (Emri)

EMRI/ Pranga për hajdutin e makinave, kush është 45-vjeçari nga Durrësi

Artikulli paraprakMiliona telefona Android në rrezik për shkak të këtij aplikacioni shumë të njohur
Artikulli tjetërSkandali me produktin e rrezikshëm në gjalp, reagon AKU