Ballina Aktualitet “Jam pishman moj nënë, nuk ta dita vlerën…”, dedikimi rrënqethës i djalit...

“Jam pishman moj nënë, nuk ta dita vlerën…”, dedikimi rrënqethës i djalit që nusja i vrau mamanë

Olti Lami, bashkëshorti i Marjana Çmetës, 21-vjeçarja e cila u arrestua të hënën në mbrëmje pasi hetimet zbuluan se kishte vrarë vjehrrën, duket se e ka përjetuar rëndë vdekjen e nënës së tij. 

Në profilin e tij në Facebook, Lami ka publike fotografi të shumta me të ëmën.

Disa ditë pas vdekjes së të ëmës më 30 prill, që në atë kohë u dyshua si vdekje për shkak të një sulmi në zemër, Olti ka bërë një dedikim prekës.

Marjana pasi kishte kryer vrasjen, është rrëfyer tek një hoxhë, i cili kishte vënë në dijeni burrin e të ndjerës dhe një të afërm të familjes, të cilët nuk kishin treguar për ngjarjen.

Dedikimi prekës:

NËNË TI SHKOVE N’TJETËR BOTË
E KËTU MË LE MUA
MË SMUN TË DËGJOI NGA TI

FJALËN BIR TË DUA

TË MORRI ZOTI TY MOJ NËNË
E MË LA MUA PA TY
MËRZITEM SHUMË MOJ NËNË
QË MË S’MUND TË SHOH ME SY
SHPESH MENDOJ PËR TY NËNË
E KUJTOJ DITËT QË KALUAM BASHK
PREJ QË VDIQE TI MOJ NËNË
NË ZMËR MU FORMUA NJË BOSHLLËK
KUR AFROHEM TE VARRI YT
SYT MU MBUSHEN PLOT ME LOT
NËNË TI MË LE MUA 
DHE SHKOVE NË TJETËR BOT
TË GJITHË MË SHIKOJNË MOJ NËNË
NDOSHTA JU DHIMBSEM UNË
OJ NËNË TË GJITH E KANË DITUR
SE TË KAM DASHUR SHUMË
KUR FLE NATËN NËNË
UNË VETËM PËR TY MENDOJ
DO TË DOJA TË KEM PRANË 
DHE FYTYRËN TËNDE TA LEDHATOJ
JAM PISHMAN MOJ NËNË
SE NUK TA DITA VLERËN
PREJ QË VDIQE TI MOJ NËNË
VDEKJA YTE NA MBYLLI DERËN
ASKUSH MOJ NËNË
MË TEK NE NUK VIE
QË PREJ ASAJ DITE
KUR U LARGOVE PREJ KËSAJ SHTËPIE

LEXO EDHE:  Makina del nga rruga në Përrenjas dhe bie në humnerë, humb jetën shtetasi maqedonas

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook