Ballina Aktualitet Jeta e mjerueshme e nënës që rrit mes varfërisë ekstreme 4 fëmijët...

Jeta e mjerueshme e nënës që rrit mes varfërisë ekstreme 4 fëmijët jetimë (VIDEO)

Pesë anëtarë të familjes Gjikola në fshatin Sopot të Bulqizës jetojnë me vetëm një ndihmë 100 mijë lekë të vjetra.

Malvina Gjikola, e cila kujdeset për 4 fëmijët, pasi bashkëshorti i saj ndërroi jetë nga një sëmundje e rëndë, po jeton në kushte të mjerueshme.

Shtëpia është tërësisht e pabanueshme, pasi i gjithë shiu që bie jashtë futet brenda dhe kudo mbizotëron lagështia.

Në ditët e acarta të dimrit jeta për nënën dhe 4 fëmijët e saj bëhet akoma më e vështirë.

Vetë vogëlushët thonë se dhurata që do donin për fundvit do të ishte një shtëpi e re që dhe ata të kishin mundësi të jetonin si gjithë bashkëmoshatarët e tyre.

Malvina bën apel për ndihmë pasi e vetme dhe me ndihmë ekonomike e ka të pamundur jetesën.