Ballina Aktualitet “Kam parë tmerr me sy”, raportime rrënqethëse nga aksidenti i rëndë në...

“Kam parë tmerr me sy”, raportime rrënqethëse nga aksidenti i rëndë në Rinas-Kashar (Video)

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhu mëngjesin e sotëm në aksin Rinas-Kashar, në afërsi të urës së lumit Tirana.

Në aksident janë përfshirë 4 automjete. 6 persona kanë mbetur të plagosur, ndërsa në gjendje të rëndë ndodhet një  23-vjeçare.

Raportohet se tre makina, janë përplasur me njëra-tjetrën, mes tyre një makinë e tipit “Ford”, një automjet tip “Golf” dhe një furgon tip “Benz”, duke lënë të plagosur 6 persona, ku një prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë.

Sipas informacioneve zyrtare, 6 persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar për në spitalin e Traumës në Tiranë, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

Sipas dëshmitarëve dy makina janë ndarë më dysh.

“2 makina jane ndare ne dysh, isha ne momentin qe u be aksidenti kam pa tmerr 15 minuta nuk kishte ambulance u vonua shume, shikojini si jane shtrire…”

Njoftimi i policisë:

Më datë 2306.2016, rreth orës 06:40, në rrugën e Rinasit janë përplasur tre mjete ku për pasojë janë dëmtuar 6 shtetas (S. B., 29 vjeç, A. B., 28 vjeç, O. M., 23 vjeçe, R. M., 22 vjeç, G. V., 22 vjeç, R. H., 51 vjeç).

Shtetasia O. M., 23 vjeçe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa shtetasit e tjerë janë jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje, po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook