Ballina Kronike Kamëz/ Rrahin dhe sulmojnë seksualisht vajzën, në pranga 20-vjeçari, nën hetim dy...

Kamëz/ Rrahin dhe sulmojnë seksualisht vajzën, në pranga 20-vjeçari, nën hetim dy shokët e tij

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Kamëz, në rrugën “OSBE”, ku një 25-vjeçare është dhunuar dhe sulmuar seksualisht.

Policia e kryeqytetit bën me dije vajza me iniciale L.D ka denoncuar në polici duke treguar se 20-vjeçari Adjan V, banues në Kamzë e ka dhunuar dhe ngacmuar bashkë me dy shokët e tij, B.V. 24 vjeç dhe A. V. 21 vjeç.

Menjëherë pas kallëzimit policia arrestoi të riun, ndërkohë që po hetohen në gjendje të lirë dy shokët e tij.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.