Ballina Aktualitet Kamioni me 2.5 ton drogë drejt Italisë, në pranga 2 zyrtarë të...

Kamioni me 2.5 ton drogë drejt Italisë, në pranga 2 zyrtarë të policisë dhe 2 doganierë (Emrat)

SHPËRNDAJE

Kalimi i kamionit me 2.5 ton lëndë narkotike nga porti i Durresit ka çuar në pranga sot edhe katër persona të tjerë, mes të cilëve, dy policë në pikën e kalimit kufitar, një doganier dhe një agjent doganor në qytetin bregdetar.

Pas arrestimit një ditë më parë të nënkomisarit në Komisariatin e Fierit, Festim Llaj lidhur me trafikimin e 2.5 ton drogë në drejtim të Ankonës, gjatë ditës së sotme kanë në pranga shtetasit:  Gëzim Dervishi, Agron Kapllani, Altin Katundi dhe Mikail Hila.

“Në vijim të operacionit të Prokurorisë për Krime të Rënda, paraditen e sotme janë ndaluar edhe 4 persona të tjerë, dy prej të cilëve punonjës policie në Pikën e kalimit kufitar, Durrës, një doganier në Doganën e Portit, Durrës, si edhe një agjent doganor.

Sipas hetimit të Prokurorisë për Krime të Rënda rezulton se, për kalimin e kamionit të ngarkuar me 2.5 ton lëndë narkotike, janë krijuar kushtet nga zyrtarë publikë, të cilët kanë mundësuar kalimin lirisht të kamionit nga porti i Durrësit deri në portin Ankona në Itali.

Për këtë arsye, nga ana e Prokurorisë për Krime, të Rënda është urdhëruar gjithashtu ndalimi i efektivëve të Drejtorisë së Policisë së Kufirit dhe Emigracionit, Durrës, Gëzim Dervishi dhe Agron Kapllani , si edhe për doganierin Altin Katundi, e agjentin doganor Mikail Hila.

Urdhërat e ndalimit janë ekzekutuar nga ana e Policisë së Shtetit”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook



SHPËRNDAJE

Aksident i rëndë në Elbasan, humb jetën 65-vjeçari, policia arreston shoferin (Emri)

Denoncimi: “Eskobari” i Ballkanit emëronte punonjësit e tij në polici

Numri i fundit që ndodhet në vitin tuaj të lindjes tregon shumë për ju: 100% më saktë!

Çmendet moti, ja çfarë na pret javën që vjen

Shenjat e horoskopit që kurrë nuk duhet të dashurohen me njëra-tjetrën, përfundojnë gjithnjë në divorc

Protesta e PD/ Flet deputeti: Shqipëria nuk është më me lugatë por me Balil dhe Habil, nuk do të lejojmë që…

Pse janë trembur sot kaq shumë hordhitë korruptive të Shqipërisë?

EMRI/ Nuk i’u bind urdhërave të policisë, ja si e pëson shkodrani që po transportonte drogë (Video)

VIDEO/ Denoncimi i Berishës: Nuk është Kandahar, por Tirana!

Buxheti i Tiranës 2018: Sa do paguani për taksën e pronës (dyfish), parkimin, hapësirën, rekord nga ndërtimet…

Artikulli paraprakIntegrimi i Shqipërisë, mesazhi i i Romano Prodit në Tiranë: Vendi ka përmirësime, por…
Artikulli tjetërVIDEO/ Kapen 65 kg drogë në Tiranë, shihni si u kapën trafikantët me bagazhin e mbushur plot me drogë (Emrat)