Ballina Aktualitet Kapen dy ngarkesa me 247 kg drogë në kufirin greko-shqiptar

Kapen dy ngarkesa me 247 kg drogë në kufirin greko-shqiptar

Policia greke ka sekuestruar dy ngarkesa me drogë në kufi me Shqipërinë. Në total, sasi e drogës kapte shifrën e 247 kg marijuanë.

Operacioni i parë u zhvillua në Nea Selefkia në Igumenicë, ku u gjet një automjet i braktisur.

Brenda tij u gjetën dhe sekuestruan 42 pako me 144 kg 110 gram marijuanë. Rezulton se mjeti është vjedhur në 13.07.2018 në Kordhelio-Evosmu. Vijojne kerkimet per gjetjen e trafikantëve.

Ndërkohë në Kompoti, Artë është kapur një mjet që vinte nga kufiri i gjelbër. Brenda në mjet u gjetën dhe sekuestruan 100 pako me 102 kg 593 gram marijuanë.

Në pranga u vu drejtuesja e mjetit, një 52-vjecare nga Greqia dhe u shpall ne kerkim pronari i mjetit, një 29 vjecar grek.

Dyshohet se të dyja ngarkesat vinin nga Shqipëria, ndërsa autoritetet greke po punojnë për të vënë në pranga trafikantët dhe për të identifikuar bashkëpunëtorët.