Ballina Aktualitet Kapen në flagrancë me 1 kg kokainë, në pranga biznesmeni italian dhe...

Kapen në flagrancë me 1 kg kokainë, në pranga biznesmeni italian dhe gruaja shqiptare (Emrat)

Policia italiane ka arrestuar një biznesmen italian dhe një grua shqiptare në Chioggia pasi u kapën me një sasi prej 1 kg kokainë.

Lëvizja e dyshimtë e një makine tërhoqi vëmendjen e policëve të cilët e ndaluan dhe brenda saj ishin dy gra.

Dyshimi i policëve ishte i drejtë, pasi njëra prej grave, me kombësi shqiptare, me emrin Angeli Zoka, duke parë që u zbuluan, dorëzoi menjëherë një pako që mbante një kile kokainë.

Hetimi çoi në banesën e një profesionisti të njohur, banues në Chioggia, Fabio Godino, 57 vjeç, një nga titullarët e “Gosped”, agjenci e transportit detar në portin vendas.

Kontrolli i shtëpisë së italianit zbuloi edhe 200 gramë të tjerë kokainë. Godino dhe gruaja shqiptare përfunduan në pranga, por për hetuesit nuk mbaron me kaq.

Policia është e bindur që ka zbuluar vetëm një linjë të rëndësishme të trafikut të kokainës, ndërkohë që vijojnë hetimet.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook