Ballina Kronike Kapet “mat” duke trafikuar statuja dhe vepra arti, arrestohet 51-vjeçari nga Elbasani

Kapet “mat” duke trafikuar statuja dhe vepra arti, arrestohet 51-vjeçari nga Elbasani

Një 51 vjeçar nga Elbasani është kapur në flagrancë në Berat pasi akuzohet për trafikimin e veprave të artit.

Shtetasi Beqir Gjura është vënë në pranga pasi u kap duke transportuar me mjetin me targa AA 461 BL në pronësinë e tij, disa sende, që dyshohet se janë vepra të artit.

Në cilësinë e pronës materiale atij i janë gjetur 1 shpatë antike, 1 pistoletë e vjetër, papirus dhe vepra të tjera të artit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Beratit për veprën penale “Trafikimi i veprave të artit dhe kulturës”.