Ballina Kronike Kapet motoskafi me 1 ton drogë nga Shqipëria, arrestohen 2 shqiptarë dhe...

Kapet motoskafi me 1 ton drogë nga Shqipëria, arrestohen 2 shqiptarë dhe 1 italian (Video)

Një skaf i fuqishëm me rreth 1 ton marijuanë është kapur në rajonin e Puglias, Itali. Policia italiane ka arrestuar 3 skafistë, dy prej të cilëve shqiptarë.

Trafikantët kanë udhëtuar në mes të ditës , duke dashur të përzihen me mjetet lundruese të tjera.

Gomonia e fuqishme po udhëtonte me shpejtësi, fakt që ka çuar në dyshimet e Guardia di Finanzia.

Në pranga janë vënë dy shtetas shqiptarë A.M 34 vjec , E.A 30 vjeç , të dy nga Vlora si dhe shtetasi italian M.G 65 vjeç nga qyteti i Spezzias.

Në bredësi të kabinës së motoskafit janë gjetur 49 koli me rreth 1 ton marijuanë.

Sipas financës italiane, droga e sekuestruar do të kapte në treg një vlerë prej 10 milionë euro.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook