Ballina Kronike KAPSHTICË/ Sekuestrohen në kufi rreth 1 kg vaj hashashi, 3 persona në...

KAPSHTICË/ Sekuestrohen në kufi rreth 1 kg vaj hashashi, 3 persona në pranga

Policia Kufitare godet një tjetër rast të trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Bëhet fjalë për arrestimin e 3 personave në dalje të Republikës së Shqipërisë, në Kapshticë.

Shtetasit tentuan të trafikonin lëndën narkotike që peshonte 929 gramë të dyshuar si vaj hashashi.

Njoftimi i policisë:

Policia Kufitare godet një tjetër rast të trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Sekuestrohet 929 gramë vaj hashashi.

Arrestohet në flagrancë transportuesi, ndalohen edhe dy shtetas të tjerë të dyshuar si bashkëpunëtorë në këtë ngjarje.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare në Kapshticë, në dalje të Republikës së Shqipërisë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit :

• K. I, 46 vjeç, banues në fshatin Qafëzez-Ersekë.

Më datë 27.01.2018, gjatë kontrollit fizik të ushtruar shtetasit të mësipërm i cili udhëtonte si pasagjer në një autobus linje me destinacion Greqinë, poshtë xhupit iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale :

1 pako e mbështjellë me letër natriban brenda së cilës ndodhej 1 bidon plastik me peshë 929 gramë me lëndë të dyshuar si vaj hashashi.

Gjithashtu në vijim të hetimeve lidhur me këtë rast, si edhe duke përdorur metoda speciale të hetimit specialistët e Seksionit për Narkotikët në DVP-Korçë, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasve :

• R. S, 38 vjeç, banues në Maliq.

• E.Gj, 32 vjeç, banues në Yzberisht-Tiranë, të dy si bashkëpunëtorë të dyshuar të kësaj ngjarje.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve kryer në bashkëpunim”.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook