Ballina Aktualitet Kërkohej nga FBI si haker i rrezikshëm, 25-vjeçarin nga Fieri nuk e...

Kërkohej nga FBI si haker i rrezikshëm, 25-vjeçarin nga Fieri nuk e njihnin as fqinjët

25-vjeçari, Aldo Ymeraj, i cili arrestua nga policia shqiptare, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SHBA, në fushën e krimeve kibernetike, jetonte në Fier me nënën e tij.

I riu kishte studjuar për pikturë dhe nuk njihej shumë në qytet. Banorët e lagjes “Konferenca e Pezës” në Fier, kanë thënë për mediat se nuk e njohin Aldo Ymerajn.

Ndërsa ata pak persona që e njihnin e përshkruajnë 25-vjeçarin si djalë të urtë.

I riu nga Fieri ishte në listën e 36 personave nga vende të ndryshme të kërkuar nga SHBA për krime kibernetike.

Ymeraj, i cili u arrestua nga policia në kryeqytet, nuk kishte një vendbanim të përhershëm, pasi jetonte mes Fierit, Tiranës e Vlorës.

Nuk dihet nëse do të bëhej piktor i mirë përderisa studjoi pikturë për 4 vjet në shkollën artistike “Jakov Xoxa”, por Aldo Ymeraj rezulton një gjeni në fushën e kibernetikës.

Me prindër të divorcuar, djali i pronarit të një shtypshkronje në Fier, Ymeraj punonte herë pas herë në biznesin e të atit.
Nuk është e qartë se si përfundoi mes grupit të shumëkërkuar nga FBI që akuzohen se kanë përvetësuar nëpërmjet marifeteve të internetit 530 milionë dollarë.

LEXO EDHE:  Protesta për pagat para parlamentit, Basha krah punonjësve të bypass-it të Fierit: Ja pse nuk merrni rrogat

Mësohet se gjatë arrestimit i riu nuk ka bërë rezistencë.

Hetimi për 36 persona të organizuar nën moton “In fraud We trust” (në mashtrim ne besojmë), ka nisur nga SHBA .

Grupi i hakerave akuzohet se merrnin pjesë në një rrjet të krimit kibernetik qe drejtonte një skemë të sofistikuar duke blerë dhe shitur numrat e sigurimeve shoqërore dhe vjedhur të dhënat personale.

Nga ky aktivitet i themeluar në vitin 2010 prej një shtetasi ukrainas janë shkaktuar 530 milionë dollarë humbje për konsumatorë biznese dhe banka.

Anëtarët e rrjetit nuk ishin takuar me njëri-tjetrin. Ata identifikonin njëri-tjetrin me nofka ne internet.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook