Ballina Aktualitet Kërkohej për trafik droge në Itali, arrestohet në Durrës 53-vjeçari me tre...

Kërkohej për trafik droge në Itali, arrestohet në Durrës 53-vjeçari me tre identitete

Një 53 vjeçar i dënuar nga Gjykata e Barit me 8 vjet burg për akuzën e organizatës kriminale me qëllim trafikun e heroinës është arrestuar në Durrës.

Policia e këtij qyteti informon arrestimin e Ferdinand Tare, i njohur dhe si Ferdinand Luka apo Alfred Daja.

Shtetasi i mësipërm ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma/Itali, më datë 05.10.2018, pasi Autoritetet Gjyqësore Bari- Itali e kanë dënuar me 8 vjet 2 muaj e 18 ditë, për veprën penale “Organizatë kriminale, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike të llojit heroinë”, parashikuar nga neni 73, 74 etj të Kodit Penal Italian.

Policia informon se kontrollet do vijojnë në të gjithë territorin e qarkut Durrës për kapjen e personave në kërkim për vepra të ndryshme penale, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri, apo kryejnë trafiqe të paligjshme.

Gjithashtu është ndaluar për llogari të DVP Berat edhe një 32-vjeçar i shpallur në kërkim kombëtar për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”.