Ballina Aktualitet Kishte kthyer banesën me qera në “plantacion” kanabisi, arrestohet i riu nga...

Kishte kthyer banesën me qera në “plantacion” kanabisi, arrestohet i riu nga Durrësi (Emri)

Policia e Durrësit ka zbuluar sot një banesë, e cila ishte kthyer në ‘plantacion’ kanabisi, ndërkohë që në pranga ka përfunduar një person.

Burime zyrtare thanë se bëhet fjalë për shtetasin Elio Bedulla, 25 vjeç, banues në Durrës, ndërsa është shpallur në kërkim shtetasi me inicialet R.G., 33 vjeç, si bashkëpunëtor.

Të njëjtat burime thanë se Bedulla ishte shpallur në kërkim pasi në datë 4 qershor të këtij viti dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit S.N. (pa shkaktuar dëmtime fizike).

Njoftimi i Policisë
– Finalizohet operacioni policor i ndjekur me metoda speciale, koduar “Shkozeti”, arrestohet 1 person dhe shpallet në kërkim 1 tjetër.
– I arrestuari po kultivonte bimë narkotike në ambjent të mbyllur te përshtatur.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me efektivët e Komisariatit të Policisë Durrës dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, pas një hetimi me metoda speciale kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar “Shkozeti”, duke bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit të shpallur në kërkim më parë:
• Elio Bedulla 25 vjeç, banues në Durrës.
Bedulla, ishte i shpallur në kërkim pasi në datë 4 qershor 2018 dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit S.N. (pa shkaktuar dëmtime fizike).

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Y.T. (dhënë me qira) lagja nr.14, Shkozet, në 2 dhoma është konstatuar se ishin përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike nëpërmjet llampave elektrike.
Gjatë operacionit është konstatuar lidhje e paligjshme e energjisë elektrike në banesë, që shërbente për furnizimin me energji.
Në cilësinë e provave materiale grupi hetimor ka sekuestruar:
• 221 bimë të dyshuara të llojit Cannabis Sativa;
• një sasi e vogël kanabis;
• 1 armë zjarri pistolete.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit R.G., 33 vjeç, banues në Durrës, si bashkëpunëtor në kryerjen e veprës penale me shtetasin E.Bedulla, pasi ky shtetas e kishte marrë me qira banesën e shtetasit Y.T.
Gjithashtu është proceduar në gjendje të lirë për shpërdorim detyre shtetasi K.D., 28 vjeç, faturist, OSHEE Durrës, pasi nuk ka konstatuar lidhjen e paligjshme të energjisë elektrike në banesën e shtetasit Y.T.
Nuk jepen më shumë detaje për ngjarjen për shkak të vazhdimësisë së veprimeve hetimore.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike, e kryer në bashkëpunim”, “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve luftarake dhe e municionit”, “Vjedhja e energjisë elektrike dhe impulseve telefonike” , “Vrasja e mbetur në tentativë” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook