Ballina Kronike Kishte mbjellë 11 bimë kanabis pranë banesës, arrestohet 60 vjeçari

Kishte mbjellë 11 bimë kanabis pranë banesës, arrestohet 60 vjeçari

Policia e Divjakës zbulon një tjetër rast të kultivimit të bimëve narkotike në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.

Gjatë një kontrolli në fshatin Grabjan, efektivët e policisë në bazë të informacioneve të marra gjetën dhe sekuestruan 11 bimë kanabis.

Bimët narkotike u gjetën të kultivuara pranë banesës së shtetasit Miço Qerosi.

Efektivët e policisë bënë arrestimin e 60 vjeçarit, ndërsa materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.