Ballina Kronike Kishte shkuar për tu larë në lumin Mat, 46-vjeçari nxirret i pajetë...

Kishte shkuar për tu larë në lumin Mat, 46-vjeçari nxirret i pajetë (Emri)

Policia e Kurbinit ka dhënë detaje të tjera, për sa i përket mbytjes në ujërat e lumit Mat, të 46-vjeçarit Arben Marku.

Sipas Policisë, mësohet se u bë i mundur gjetja dhe nxjerrja e trupit të tij, pa shenja jete.

Sipas të njëjtave burime, mësohet se nga këqyrja paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune apo të ndonjë dukurie tjetër fizike në trupin e tij. Vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Informacioni i Policisë së Kurbinit

Në vijim të informacionit paraprak ku rreth orës 15:30, është njoftuar Salla Operative Kurbin se shtetasi A. M. 46 vjeç, banues në Skuraj është hedhur për tu larë në lumin Mat nga vendi i quajtur “Ura e Shkopetit” ( urë provizore) dhe nuk ka dalë më në breg, u bë i mundur gjetja dhe nxjerrja e trupit të tij, pa shenja jete.

Nga këqyrja paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune apo të ndonjë dukurie tjetër fizike në trupin e tij.

Vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.