Ballina Aktualitet Kishte shkuar të lahej me shokët, mbytet në lumin mat 14-vjeçari

Kishte shkuar të lahej me shokët, mbytet në lumin mat 14-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në vendin e quajtur “Ura e Zogut”, ku një 14-vjeçar është mbytur teksa po lahej në lumin Mat.

14-vjeçari kishte shkuar së bashku me shokët e tij në vendin e quajtur “Ura E Zogut”, por nuk ka arritur të dalë i gjallë prej andej.

Trupi i pajetë i djaloshit është nxjerrë nga lumi pas kërkimeve të familjarëve dhe policisë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook