Ballina Aktualitet Kjo është sasia rekord e heroinës që u kap në laboratorin e...

Kjo është sasia rekord e heroinës që u kap në laboratorin e Hasit

Ditën e sotme Policia e Shtetit ka zbarkuar në zonën e Hasit, pasi ka rënë në gjurmët e një laboratori droge.

Pas kontrollleve të bërë në terren ka rezultuar se informacioni ishte i skatë, dhe është zbuluar një laborator gjigant droge të llojit Heroinë.

Në ambientet e këtij laboratori raportohet se janë gjetur heroinë, opium dhe kokainë. Janë zbuluar më shumë se 100 kg drogë e dyshuar heroinë, e cila është sekuestruar nga policia.

Ndërkaq janë mësuar dhe informacione e para për personat e arrestuar. Identitetet nuk jepen për shkak të sekretit hetimor.

Në pranga shtetasit:
1- V. B.
2- F. C.
3- XH. SH.
4- M. SH.
5- A. SH.

Fillimisht ka qenë policia lokale e Hasit ka evidentuar një objekt ku dyshohet se përpunohej heroina.