Ballina Kronike Klos, gjendet i pajetë 20 vjeçari, dyshohet për vetëvrasje

Klos, gjendet i pajetë 20 vjeçari, dyshohet për vetëvrasje

Një 20 vjeçar nga fshati Kurdari i Klosit është gjetur sot i pajetë nga familjarët e tij.

Policia konstaton se mbi trupin e viktimës janë gjetur shenja të armës së zjarrit.

Nga hetimet e para, burimet policore bëjnë me dije se viktima mund të ketë vrarë veten.

Ndërkaq familja e tij tregon se i riu kohët e fundit kishte shfaqur probleme me depresionin.