Ballina Aktualitet “Kokë e grupit kriminal”, policia greke zbulon identitetin e të shumëkërkuarit shqiptar...

“Kokë e grupit kriminal”, policia greke zbulon identitetin e të shumëkërkuarit shqiptar (Emri+Foto)

Me urdhër të Prokurorisë, policia greke ka publikuar emrin dhe foton e një shqiptari të shumëkërkuar si drejtues i një grupi kriminal-shqiptari grek të trafikut të drogës.

Grupi kriminal u godit 5 ditë më parë gjatë një operacioni policor, ku u arrestuan 3 shqiptarë e 5 grekë (mes te cileve dy policë).

Po ashtu lidhur me këtë grup kriminal, u shpall në kërkim një polic grek dhe një shqiptar.

Sipas policisë, shqiptari i kërkuar është Erius Tafaj, i biri i Malos dhe Suzanës, lindur më 08.08.1988.