Ballina Kronike Krim i rëndë brenda familjes, i moshuari nga Shkodra vret gruan me...

Krim i rëndë brenda familjes, i moshuari nga Shkodra vret gruan me çekiç (Emri)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër ku një 69-vjeçar ka vrarë me sende të forta bashkëshorten e tij.

Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit në lagjen së “Qemal Stafa”.

Mësohet se autori i krimit është Bashkim Teli, i cili ka vrarë të shoqen brenda ambienteve të shtëpisë.

Sipas njoftimit të policisë gjithçka ka nisur pas një sherri për motive të dobëta, ku më pas Teli e ka goditur disa herë me çekiç në kokë bashkëjetuesen e tij S.SH., 58 vjeçe duke e lënë të vdekur.

Policia ka arrestuar pas ngjarjes 69-vjeçarin i cili po merret në pyetje..

Njoftimi i policisë

Nga Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në D. V. P Shkodër, u bë arrestimi i shtetasit:
Bashkim Teli, 69 vjeç, banues në Shkodër.

Ky shtetas mbrëmjen e djeshme në lagjen “Qemal Stafa”, në banesën e tij, për motive të dobëta ka goditur, disa herë në kokë me sende të forta (çekiç), bashkëjetuesen e tij shtetasen S.Sh., 58 vjeçe, e cila për pasojë ka gjetur vdekjen.

Në cilësinë e provës materiale policia ka bërë sekuestrimin e sendit me të cilin autori ka qelluar viktimën.

Materialet hetimore do ti kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”, parashikuar nga neni 79/c i Kodit Penal.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook