Ballina Bota Krimi makabër/ Gruaja vret babain dhe e varros në kopësht, dëshmon në...

Krimi makabër/ Gruaja vret babain dhe e varros në kopësht, dëshmon në polici

Një grua në Britaninë e Madhe i ka pohuar policisë se ka vrarë babain e saj dhe se e ka varrosur në një kopësht, nderkohë policia ka nisur hetimet lidhur mbi këtë vrasje.

Barbara Coombes, 63 vjeç, ndodhet aktualisht në paraburgim, pasi po hetohet lidhur me vrasjen makabër që ka kryer kundrejt babait të saj.

Gruaja ka shkuar vetë në polici dhe ka pohuar se ka vrarë bbain e saj para disa viteve. Ajo gjithashtu ka treguar se trupin e pajetë të tij e ka varrosur në një kopësht në Reddish.

Menjëherë policia britanike, me në krye të këtij hetimi detektivin Dan Clegg kanë nisur kërkimet në kopësht.

“Pas raportit, kemi bërë një numër pyetjesh, me ndihmën e zyrtarëve të specializuar. Filluan kërkimet në kopsht.  Dua të falënderoj publikun deri më tani për mbështetjen e tyre për të na lejuar të kryejmë hetimet tona, jam i sigurt se kjo ka qenë shqetësuese për njerëzit në zonën lokale”, tha Clegg.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook