Ballina Aktualitet Kryemadhi publikon videon: Shihni ç’po ndodh në Kashar, Rama po përgatit…

Kryemadhi publikon videon: Shihni ç’po ndodh në Kashar, Rama po përgatit…

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka denoncuar e saj, atë që e quan grabitje dhe tjetërsimin e pronave të qytetarëve.

Përmes një videoje të postuar në faqen e saj në “Facebook”, Kryemadhi thotë se kryeministri po pregatit grabitjen dhe tjetërsimin e pronës së shqiptarëve, jo vetëm në qendër të Tiranës, por dhe në rrethinat e saj, ndërsa e quan të gjithën këtë si makutëri pa kufi ligjor dhe moral.

Sipas Kryemadhit, ende pa hyrë në fuqi ligji, sejmenët e Edi Ramës po i turren pronave dhe shtëpive të shqiptarëve duke vjedhur ç’të mundin.

Statusi i plotë 
Video më poshtë tregon qartë se si kryeministri po përgatit grabitjen dhe tjetërsimin e pronës së shqiptarëve, jo vetëm në qendër të Tiranës, por edhe në rrethinat e saj.

Makutëria e tij nuk njeh më asnjë kufi ligjor dhe moral!

Në mënyrë arbitrare policia është në krah të grabitësve të pronës së familjeve shqiptare, që e kanë blerë atë në përputhje me ligjet në fuqi.

Ende pa hyrë në fuqi ligji, sejmenët e Edi Ramës po i turren pronave dhe shtëpive të shqiptarëve duke vjedhur ç’të mundin. Ngjarja flagrante e shënuar sot në Kashar është vetëm fillimi i një procesi që Edi Rama e ka projektuar dhe ka nisur t’a zbatojë që nga Teatri Kombëtar e më tutje.

Kjo monstër politike që nuk njeh më asnjë kufi në vjedhje dhe grabitje duhet ndalur në mënyrë urgjente!

Papërgjegjshmëria dhe perversiteti i tij, jo vetëm politik, prej kohësh po shkatërron, jo vetëm çdo normë, ligj e moral, por tashmë po gllabëron edhe pronat e ligjshme të shqiptarëve.

Ky është momenti kur shqiptarët duhet të ngrihen dhe ndalojnë dorën e këtij satrapi, të cilin nuk e ndal dot as drejtësia e komanduar nga ai vetë.

LEXO EDHE:  Kryemadhi ironizon Ramën: Do qante tek Ilir Meta nëse do ta kapte çizmja

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook