Ballina Aktualitet Kryente veprime të turpshme në publik, arrestohet 53-vjeçari nga Burreli (Emri)

Kryente veprime të turpshme në publik, arrestohet 53-vjeçari nga Burreli (Emri)

Një 53-vjeçar u arrestua nga policia në Bulqizë pasi akuzohet për veprime të turpshme në publik, si dhe kundërshton me dhunë të punonjësit të policisë gjatë shoqërimit për në Komisariat.

Në pranga u vu Haqif Dishmuça, 53 vjeç, banues në Burrel, i dënuar më parë për mosbindje ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” “Goditje për shkak të detyrës”, “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”, “Prishja e qetësisë publike”, si dhe “Vepra të turpshme” parashikuar nga nenet 236/1, 237, 242, 274, 108 të Kodit Penal .

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook