Ballina Kronike Ksamil/ Brenda shtëpisë së tij, ja si u godit nga grabitësit studenti...

Ksamil/ Brenda shtëpisë së tij, ja si u godit nga grabitësit studenti 23-vjeçar (Detaje)

Tre grabitësit në Ksamil të cilët dhunuan studentin brenda shtëpisë së tij, ja si e goditën ndërkohë që rrëmbenin çtë mundnin. 

Me armë dhe maska, 3 persona kanë dhunuar studentin në Ksamil, ndërkohë që e lidhin dhe i marrin makinën.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e së premtes, rreth orës 07:30, ndërsa i riu Petro Lula ndodhej në banesën 4-­katëshe të familjes së tij.

Tre persona të maskuar dhe me armë kanë hyrë nga dera e pasme e vilës, e cila përdoret si shtëpi pushimi gjatë sezonit veror, e ndodhur në rrugën pranë plazhit “Pema e Thatë”, pronë e familjes Lula, e cila prej shumë vitesh punon e jeton në Greqi.

Pasi ka dëgjuar lëvizje të dyshimta, i riu është zgjuar dhe është përballur me autorët në shkallët e katin e dytë të vilës. Lula është student në Universitetin e Tiranës, filiali Sarandë, në vitin e parë në degën anglisht.

Në përballje të papritur me grabitësit, i riu nuk ka mundur të bëjë dot asgjë për vetëmbrojtje pasi është rrahur keqas e goditur me hekurin e pistoletës që mbante një prej grabitësve deri në gjakosje.

Më pas, tre autorët e kanë lidhur 23-­vjeçarin Lula dhe kanë nisur që të kontrollojë banesën duke marrë çfarë kanë mundur të gjejnë. Në fund, kur kanë dalë në oborrin e vilës, kanë marrë çelësat e vilës, të makinës dhe bashkë to edhe makinën tip “Benz”, me targa AA 322 DP dhe janë larguar.

LEXO EDHE:  Ksamil/ Mbytet në det 16-vjeçarja nga Rusia

Policia e Sarandës, e njoftuar në telefon nga vetë i dhunuari, ka shkuar me të marrë njoftimin në vendngjarje dhe ka ngritur pika kontrolli me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve. 

Ndërkohë që grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes. I dhunuari, 23–vjeçari Lula, është marrë nga të afërm të tij dhe është dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Sarandës, ndërkohë që për ngjarjen janë njoftuar edhe prindërit e tij që jetojnë në Greqi, të cilët janë nisur drejt Ksamilit.

Përveç ngritjes së pikave të shumta të kontrollit për kapjen e autorëve, Policia nuk ka ende asnjë të dyshuar. Për t’u marrë në pyetje janë shoqëruar mbi 10 persona, të cilët mund të japin informacion të vlefshëm për grupin hetimor që po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook