Ballina Aktualitet Ksamil – Përleshje para komisariatit mes 4 të shoqëruarëve

Ksamil – Përleshje para komisariatit mes 4 të shoqëruarëve

SHPËRNDAJE

Një përleshje masive ka ndodhur në Ksamil. Mësohet se sherri ka pasur si shkak motive pronësie.

Burime zyrtare nga drejtoria e Policisë bëjne me dije se janë arrestuar 4 shtetasit, F. Pollo, 34 vjeç, D. Pollo, 40 vjeç, K. Ziflaj 33 vjeç dhe A. Ziflaj 28 vjeç, që të katër banues në Ksamil.

Burime të njejta theksojnë gjithashtu se shtetasit e sipërpërmendur janë konfliktuar dhe përleshur fizikisht edhe pasi janë shoqëruar në ambjentet e Komisariatit të Sarandës, pranë ambjenteve të Policisë.

Ndërkaq, materialet iu kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

 

Comments

comments