Ballina Kronike Kukës, arrestohet 27 vjeçari, i bënte presion 21 vjeçares për martesë

Kukës, arrestohet 27 vjeçari, i bënte presion 21 vjeçares për martesë

Policia e Kukësit ka arrestuar një 27-vjeçar, i cili ka mbajtur për 5 ditë në banesën e tij një 21-vjeçare, duke i bërë asaj presion që të martohen.

Pajtim Kolgjini, banues në Kukës, u kallëzua nga shtetasja me iniciale S.L., 21 vjeç, banuese në Dibër. Sipas saj, ky shtetas, më datën 23.05.2017, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike në mënyrë të vazhdueshme, duke e detyruar që të shkojë në automjet me të dhe më pas e ka dërguar tek banesa e tij, duke i bërë presion me qëllim që të martohen.

Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Kukës për veprën penale “përndjekja”.