Ballina Aktualitet Kultivonte fidanë hashashi, përfundon në pranga 45-vjeçari në Kurbin (Emri)

Kultivonte fidanë hashashi, përfundon në pranga 45-vjeçari në Kurbin (Emri)

Policia e Kurbinit ka arrestuar një 45-vjeçar pas një operacioni të koduar “Daul”.

Aleksander Gurra përfundoi në pranga pasi është i dyshuar i kultivimit të 315 fidanëve dhe bimëve narkotike të dyshuara kanabis, në lagjen “Dual” në fshatin Selitë, në Kurbin, të cilat pas konstatimit u asgjësuan me djegie.  

Gjithashtu, gjatë kontrollit iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale edhe një peshore elektronike si dhe një armë zjarri pushkë me 25 fishekë.

Materialet procedurale në ngarkim të tij , u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për dy vepra penale.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook