Ballina Aktualitet Kush është militanti i PS-ës që vrau administratorin e PD-së në Vlorë...

Kush është militanti i PS-ës që vrau administratorin e PD-së në Vlorë (Detaje)

Të tjera detaje kanë dalë nga vrasja e Fatmir Hodos në fshatin Kotë të Selenicës. Autori, Admir Delaj njihet si militant i PS-ës në zonë, ndaj edhe ka dyshime për konflikte me baza politike.

Parapërgatitja e autorit (i pajisur me çifte, e kishte në makinë) hedh poshtë mundesinë e vrasjes pas një konflikti të momentit.

Autori lëvizte me çifte në makinë, ndërsa kishte pak vite që ishte kthyer nga Italia, dhe zotëronte një biznes bar-lokal në Vlorë.

Kryetari i Njësisë Aministrativë të fshatit Kotë në Selenicë, Fatmir Hodo u vra ditën e sotme me armë gjahu çifte jashtë një lokali në fshat.

Delaj ka qenë duke pirë kafe jashtë lokalit, është futur brenda dhe ka debatuar me viktimën, më pas kanë dalë të dy jashtë dhe autori e ka qëlluar dy herë.

Fatmir Hodo, ish-kryetar i komunës Kotë, ishte administrator i kësaj njësie, me Partinë Demokratike. /faxweb

Viktima, Fatmir Hodo