Ballina Kronike Kush janë 16 prokurorët e Krimeve të Rënda që do përballen me...

Kush janë 16 prokurorët e Krimeve të Rënda që do përballen me Vetingun (Emrat)

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka njoftuar se është hedhur shorti për listën e pestë të përparësisë, që do të kalojë në filtrat e vetingut.

Kështu, në këtë listë prej 36 subjektesh, bien në sy se 16 prej tyre janë prokurorë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Pjesa tjetër e listës përbëhet nga gjyqtarë Apelesh, kryesisht të Tiranës dhe rretheve.

“Në zbatim të ligjit nr. 84/2016 ‘Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë’, të pikës 11 të nenit 3 dhe të pikës 4 të nenit 6 të ‘Rregullores për procedurat e zhvillimit të shortit në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit’, listës me vendim nr. 45 të datës 11.09.2018 të Komisionit, më 17 shtator 2018 janë shortuar dhe kanë filluar procedurat e rivlerësimit për subjektet e rivlerësimit, si më poshtë”, shkruan një njoftim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Prokurorët që do t’i nënshtrohen vetingut janë: Elisabeta Imeraj, aktu- alisht e komanduar në krye të Prokurorisë së Tiranës, si edhe Ened Nakuçi që ka në dorë dosjen “Shullazi”. Gjithashtu, përmendim edhe Vladimir Marën që është prokuror në dosjen “Tahiri” dhe prokurorë të tjerë të Krimeve të Rënda.

Lista e Prokurorëve të Krimeve të Rënda në Vetting:

1.Arenc Çela
2. Olsian Çela
3. Behar Dibra
4. Njazi Seferi
5. Ened Nakuçi
6. Elisabeta Imeraj
7. Përparim Kulluri
8. Doloreza Musabelliu

9. Eugen Beci
10. Klodian Braho
11. Edvin Kondili
12. Blerim Tominaj
13. Vladimir Mara
14. Manjola Kajana
15. Pranvera Hoxha
16. Sonila Muhametaj