Ballina Aktualitet Aksident i rëndë në Fier, makina përplas për vdekje kalimtaren (Emri)

Aksident i rëndë në Fier, makina përplas për vdekje kalimtaren (Emri)

Një aksident i rëndë me pasojë vdekje ka ndodhur në qytetin e Fierit mbrëmjen e sotme.

Mësohet se një 51-vjeçare ka humbur jetën teksa ishte duke kaluar rrugën, pasi është përplasur nga një automjet.

E aksidentuara, Lindita Kola, është dërguar menjëherë për në spitalin e Fierit, por fatkeqësisht nuk ka mundur t’i mbijetojë dot plagëve të marra, duke ndërruar jetë gjatë rrugës.

Policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit, 25-vjeçarin Hysen Shehu dhe e ka shoqëruar për në rajon.

Informacion paraprak
Në datën 22.05.2018, rreth orës 20:45, në lagjen “Sheq i Madh” Fier, shtetasi Hysen Shehu, 25 vjeç, banues në lagjen “Sheq i Madh” duke drejtuar automjetin tip “Audi“, ka përplasur shtetasen L.K, 51 vjeçe, e cila ishte duke lëvizur në këmbë.

Shtetasja L.K ka ndërruar jetë rrugës për në Spitalin Rajonal Fier.

Shtetasi Hysen Shehu është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier dhe po kryen veprimet proceduriale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook