Ballina Aktualitet Aksident i rëndë në Gjirokastër, një grua humb jetën, plagosen rëndë dy...

Aksident i rëndë në Gjirokastër, një grua humb jetën, plagosen rëndë dy të tjera

Foto ilustruese

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Gjirokastrës, ku ka mbetur e vdekur një grua, si dhe janë plagosur dy të tjera, të cilat janë përplasur nga një makinë, teksa po kalonin rrugën.

Ngjarja e ka ndodhur në vendin e njohur Jorgucat, ndërsa të aksidentuarat janë dërguar me urgjencë drejt spitalit.

Gjendja e tyre nuk bëhet e ditur, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook