Ballina Aktualitet Deputeti i PS-së aksidenton kalimtarin, ja detajet e para

Deputeti i PS-së aksidenton kalimtarin, ja detajet e para

 

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në kthesën e Lapardhasë në Berat.

Mësohet se deputeti i Qarkut të Beratit, Fadil Nasufi ka aksidentuar një kalimtar që po kalonte rrugën.

Nga të dhënat e para, mësohet se Nasufi udhëtonte në drejtim të Beratit me makinën e tij tip “Benz”.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit ndërkohë që shërbimi i ambulancës dhe forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje për të hedhur dritë më tej për ngjarjen.

LEXO EDHE:  E rëndë/ Plagos me thikë kunatën, pas sherrit 55 vjeçarja hidhet nga kati i dytë...

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook