Ballina Aktualitet Përplasje me armë zjarri në Laç, plagoset një person, shpallet në kërkim...

Përplasje me armë zjarri në Laç, plagoset një person, shpallet në kërkim autori (Emrat)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Laçit, ku pas një përplasje me armë ka mbetur i plagosur një person.

Burime zyrtare nga Policia e Laçit bëjnë se nga sherri ka mbetur i plagosur shtetasi Gent Bushi, ndërsa autori Xhevahir Lika nga Gjormi, është larguar nga vendi i ngjarjes dhe është shpallur në kërkim nga Policia.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur pranë një shkolle 9-vjeçare në Laç, ndërsa ende nuk dihen shkaqet.

Policia e mbërritur në vendin e ngjarjes, po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë
Ne Laç, pas nje konflikti te çastit mes dy shtetaseve, ata jane goditur me grushte dhe sende te forta me njeri-tjetrin dhe njeri prej tyre ka qelluar me arme zjarri ne ajer dhe eshte larguar Nuk ka te lenduar nga te shtenat. Policia ka shkuar menjehere ne vendngjarje dhe fale veprimeve te shpejta hetimore ka identifikuar autorin e dyshuar, shtetasin Xh.L, qe qelloi me arme zjarri ne ajer Policia eshte vene ne ndjekje te autorit dhe po punohet per kapjen e tij.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook