Ballina Kronike Sekuestrohen pasuri të Habilajve, apartamente banimi dhe njësi shërbimi në Vlorë

Sekuestrohen pasuri të Habilajve, apartamente banimi dhe njësi shërbimi në Vlorë

Policia e Vlorës ka sekuestruar pasuri të vëllezërve Habilaj, njësi shërbimi dhe apartamente me sipërfaqe të ndryshme në qytetin bregdetar të Vlorës.

Policia sqaron se në bashkëpunim me Drejtorinë e Vlorës, Drejtorinë e përgjthshme të Pastrimit të parave dhe Prokurorisë Vlorë ka sekuestruar njësi shërbimi dhe apartamente banimi me sipërfaqe të ndryshme.

“Prej Specialistëve të Seksionit të Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar në DVP.Vlorë, në vijim të informacionit, lidhur me procedimin penal në ngarkim të shtetasve, Artan Habilaj, Moisi Habilaj dhe Florian Habilaj, si persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale ”Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, është bërë ekzekutimi i Vendimit Penal Nr. 379 datë 30.10.2017 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, e cila ka vendosur caktimin e masës së sigurimit pasuror “Sekuestro- preventive” mbi pasuritë”, informon policia. 

Pasuritë e sekuestruara

-Njësi Shërbimi me sipërfaqe 157 m2, ndodhur ne lagjen ”28 Nëntori”, Vlorë, në pronësi të shoqërisë Turi&Mzb shpk dhe Florian Habilaj.

LEXO EDHE:  Hajduti i pronave në Vlorë shpërblehet nga Rama, emërohet drejtor në...

-Njësi shërbimi me sipërfaqe 136 m2, në lagjen ”29 Nëntori”, Vlorë, në pronësi të shtetasit Florian Habilaj.

-Apartament banimi në Vlorë, në pronësi të shtetasit Artan Habilaj.

-Apartament banimi me sipërfaqe 69 m2 , në lagjen ”Uji i Ftohtë”, në pronësi të K.H..

-Apartament banimi me sipërfaqe 104.5 m2 në Vlorë, në pronësi të shtetasit F.M..

-Njësi shërbimi dhe banimi, me sipërfaqe 156 m2, në Vlorë, në pronësi te shtetasit Artan Habilaj.

Ndërkohë vijon puna per evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive të tjera që kanë buruar nga aktiviteti kriminal.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprën penale ”Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook