Ballina Kronike Tronditet Dibra, shpërthim me tritol në një banesë, policia mbërrin menjëherë në...

Tronditet Dibra, shpërthim me tritol në një banesë, policia mbërrin menjëherë në vendngjarje

Një shpërthim tritoli ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Pjeçë të Dibrës.

Burime zyrtare nga Policia e Dibrës bëjnë me dije se lënda plasëse, në sasi të vogël, ishte vendosur brenda rrethimit të shtëpisë së një personi me inicialet Z.S.

Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar, ndërkohë që është dëmtuar një automjet tip “BMW X5”.

Për momentin nuk dihen ende rrethanat e kësaj ngjarje, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të saj.

“Rreth orës 20,15 minuta në sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, ka ardhur një telefonatë së në fshatin Pjeçë, është dëgjuar një shpërthim.

Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë së Komisariatit Dibër, dhe grupi hetimor ku kanë konstatuar se:

Në fshatin Pjeçë, njësia Administrative Melan, brenda rrethimit të banesës së shtetasit Z.S,është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse.

Si pasojë e këtij shpërthimi nuk ka asnjë person të lënduar, por vetëm dëme të vogla materiale ku është dëmtuar pjesërisht automjeti tip “BMW X5″, në pronësi të shtetasit Y.T. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit të gatshëm ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook