Ballina Aktualitet Tronditet Tirana, djali vret vajzën dhe më pas qëllon veten

Tronditet Tirana, djali vret vajzën dhe më pas qëllon veten

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Tiranën mëngjesin e sotëm.

Nga të dhënat paraprake mësohet se një djalë ka vrarë një vajzë e më pas ka qëlluar veten në “Don Bosko”, pranë kishës.

Vajza 19-vjeçare me iniciale Xh.Ç., ka ndërruar jetë në vend, ndërsa i riu në kushte të rënduara psikologjike ka qëlluar më pas veten.

Fillimisht u raportua se i riu kishte ndërruar jetë gjatë transportit për në spital, por nga informacionet më të fundit mësohet se 31-vjeçari, me inicialet Xh.M., ndodhet në Spitalin e Traumës në gjendje të rëndë për jetën.

Forca të shumta policie kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes.

vijon…

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook