Ballina Kronike VIDEO/ Arrestohet çifti shqiptar, po ktheheshin nga muaji i mjaltit në Brazil...

VIDEO/ Arrestohet çifti shqiptar, po ktheheshin nga muaji i mjaltit në Brazil me 5 kg kokainë të pastër

Një çift shqiptar i sapomartuar janë arrestuar në Aeroportin e Romës, pasi iu janë gjetur 5 kilogramë kokainë. Ata u arrestuan në operacionin Kontrasti, i kryer nga policia e Romës dhe zyrtarët e Agjencisë së Drogës, të cilët kanë gjetur kokainën. Ata u identifikuan nga rrjeti i kontrollit të policisë financare. Policia ka gjetur 5 kilogramë kokainë të pastër, me një vlerë që në treg shkon mbi 2 milionë euro, e ndarë në mijra doza.

Ata po ktheheshin nga muaji i mjaltit që kishin bërë në San Paulo, Brazil duke kaluar tranzit nga Roma për t’u kthyer në Shqipëri. Për të shmangur zbulimin e saj nga policia, vajza ka thënë se ishte shtatzënë, në mënyrë që të shmangte kontrollin. Ka qenë kjo arsyeja, shkruajnë mediat italiane, që i ka bërë të dyshonte policët, të cilët menjëherë vendosën të kontrollonin bagazhet. Policia nuk ka dhënë detaje mbi identitetin e tyre.