Ballina Aktualitet Arrestohet ish-deputeti i Partisë Socialiste, ja për çfarë akuzohet (EMRI)

Arrestohet ish-deputeti i Partisë Socialiste, ja për çfarë akuzohet (EMRI)

Policia e Shtetit ka ekzekutuar urdhër arrestin e Gjykatës së Krimeve të Rënda për ish-Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve Arben Çuko

Arben Çuko dyshohet se është i përfshirë në korrupsion pasiv, gjatë kohës që ushtronte detyrën e Drejtorit të Burgjeve

Urdhër arresti u ekzekutua sot pasdite dhe aktualisht Çuko është i ndaluar në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Arrestimi i Çukos vjen rreth 2 muaj pas shkarkimit nga detyra, ku në vend  të tij u emërua Stefan Çipa.

Ministria e Drejtësisë asokohe pati deklaruar se: “Ky ndryshim bëhet për të përmirësuar punën e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, veçanërisht në drejtim të rritjes së sigurisë së brendshme dhe kontrollit si dhe rritjes së efikasitetit të luftës kundër korrupsionit në sistemin e burgjeve”.

Çuko u emërua drejtor i Burgjeve në korrik të vitit të kaluar dhe zëvendësoi Arjan Hoxhën, i cili u emërua në këtë post pas marrëveshjes Rama-Basha.

Arben Çuko është edhe ish-deputet i Partisë Socialiste.