Ballina Kronike Masakra në Bllok/ Elvana Gjata shpallet në kërkim policor

Masakra në Bllok/ Elvana Gjata shpallet në kërkim policor

Burime nga Policia e Shtetit konfirmuan për “DuaLajm.com” se këngëtarja Elvana Gjata është shpallur në kërkim pas ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e 4 tetorit në zonën e ish Bllokut në kryeqytet, ku një person humbi jetën Fabian Gaxha dhe 2 të tjerë mbetën të plagosur me armë zjarri, Ervis Martinaj dhe Eljon Hate

elvana

Sipas burimeve për “DuaLajm.com” arsyeja është sepse, ajo është larguar nga Shqipëria pa dhëne deklarime. Grupi hetimor, pas shumë tentativash për të marrë dëshminë e këngëtares nuk ia ka dalë.

Së bashku me Gjatën, në kërkim janë edhe i dashuri i saj, Ervin Mata, dhe dy miqtë e tij, Fabio Alushi dhe Komandoja Mevjol Bilo. Ky i fund dyshohet se ka qëlluar me për vdekje Fabian Gaxhën si edhe më pas ka gjuajtur në drejtim të Eljon Hato-s dhe Ervis Martinaj-t.

Një nga pistat e grupit hetimor për ngjarjen e ndodhur në ish-Bllok, është se “mollë sherri” ka qenë pikërisht këngëtarja.